Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 30 gusht, shkruan Kosova Post.
30 gusht 1922 – Beteja e Dumllupënarit, udhëhequr nga vetë Mustafa Kemal Pashai (Ataturku), përfundoi me fitoren absolute të ushtrisë turke. Në këtë luftë u kapën rob kryekomandanti i ushtrisë greke, Nikolaos Trikoupis dhe oficerët stafit të tij.
30 gusht 1988 – Rreth 500.000 kurdë të Irakut, të arratisur nga ushtria irakiane dhe të tubuar në në pikën zero të kufirit turk, hynë në Turqi me lejen e Ankarasë zyrtare.
30 gusht 1995 – Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) filloi operacionet ajrore kundër serbëve të Bosnjës, pas masakrës së këtyre të fundit në tregun Markale të Sarajevës. Operacioni “Forca e Matur” ishte bombardimi më intensiv ndonjëherë në Evropë pas Luftës II Botërore.