Kamberi uron Kurtin për mandatin e ri, kërkon fokus në Luginën e Preshevës

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka uruar kryeministrin e sapozgjedhur të Kosovës, Albin Kurti, për mandatin e ri, si dhe përbërjen e re qeveritare.

 

“Urimet më të ngrohta për kryeministrin Albin Kurti dhe gjithë qeverinë e re!. Qoftë ky mandat i suksesshëm, i stabilizuar dhe arritje për qytetarët e Kosovës, me drejtësi më të fortë, ekonomi më të zhvilluar, siguri më të lartë dhe integrim euro-atlantik më të shpejtë. Besoj që Qeveria e re do ta vendosë çështjen e Luginës së Preshevës lart në agjendën e saj përmes dialogut me Serbinë, bashkëpunimit rajonal dhe presionit ndërkombëtar për reciprocitet dhe simetri në respektimin e minoriteteve. Suksese qeverisë së re. Le të punojë me vendosmëri për të gjithë shqiptarët, brenda e jashtë kufijve të Republikës së Kosovës!”, ka shkruar ai në “Facebook”.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish