Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku është takuar me sportistët që përfaqësuar Kosovës në Lojërat Olimpike në Paris, përcjell KosovaPost.
Në takim, ai i ka përgëzuar për arritje.
“Emocion, nder dhe krenari. Kampionët olimpikë u kthyen në shtëpi! Kënaqësi e madhe t’i mirëpresim olimpistët tanë të jashtëzakonshëm që na përfaqësuan në Lojërat Olimpike në Paris 2024. Në takimin e këndshëm me ta, i përgëzova për arritjet e shkëlqyera.”, ka shkruar ai.
Ai tha se qytetarët tanë sonte në Prishtinë, me pritjen e tyre ua bënë të qartë sa krenarë jemi e gjithë Kosova me secilin!
Çeku ka falënderuar sportistët dhe trajnerët për emocionet.