Kancelari gjerman Olaf Scholz hodhi poshtë çdo lehtësim të sanksioneve ndaj Rusisë, duke thënë se zhvillimet e fundit kanë treguar se Moska “aktualisht nuk është e interesuar për paqen e vërtetë”, raporton Anadolu, transmeton KosovaPost.
Duke folur me gazetarët në Paris pas samitit të liderëve evropianë në Ukrainë, Scholz pohoi se Gjermania dhe aleatët e saj do të ruajnë mbështetjen e tyre për Ukrainën, ndërkohë që negociatat për armëpushim midis Kievit dhe Moskës vazhdojnë.
“Ne kemi parë se si negociatat kanë shkuar deri tani dhe Rusia ka shtuar kërkesa të reja pas çdo raundi. Kjo tregon qartë se Rusia aktualisht nuk është e interesuar për paqen e vërtetë”, tha Scholz, duke bërë thirrje për presion të shtuar ndaj Moskës për të çuar përpara bisedimet e armëpushimit.
“Ndalimi i sanksioneve në këtë kohë do të ishte një gabim serioz. Sanksionet duhet të vazhdojnë dhe të zhvillohen më tej. Evropa dhe SHBA-ja duhet të marrin një qëndrim të qartë së bashku”, tha Scholz.
“Nuk ka fare kuptim t’i jepet fund sanksioneve derisa të arrihet paqja, dhe për fat të keq ne jemi ende shumë larg nga kjo, siç mund ta shihni”, deklaroi kancelari gjerman.