Liderët e G7 i kanë kënduar këngën e ditëlindjes kancelarit gjerman, Olaf Scholz, disa çaste përpara nisjes së mbledhjeve në ditën e dytë të samitit.
Ishte presidenti amerikan, Joe Biden, ai që i mblodhi të gjithë për t’i kënduar kancelarit “shumë urime për ty”.
“Është traditë e familjes Biden, duhet të këndosh: Shumë urime për ty, në ditën e ditëlindjes”, tha kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Liderët, mes të cilëve, kryeministrja Giorgia Meloni, presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministri britanik Rishi Sunak dhe kryeministri kanadez, Justin Trudeau, iu bashkuan këngës.
Dhe, kancelari gjerman dukej tejet i lumtur, shkruan A2CNN.E premtja shënon edhe ditën e fundit të bisedimeve në samitin vjetor, në krye të agjendës të së cilit ishte Kina, përpara se Papa Françesku të bënte bujë me diskutimet rreth inteligjencës artificiale.