Harry Kane dhe Kylian Mbappe e kanë fituar çmimin Gerd Muller Trophy.
Që të dy shënuan numër të njëjtë golash sezonin e kaluar, gjithsej 52.
Kane e pranoi çmimin por i pranishëm nuk ishte Mbappeja i cili iu bashkua Real Madridit në bojkotimin e ceremonisë, për shkak të Vinicius Juniorit i cili e ka marrë vesh që nuk do ta fitojë Topin e Artë.