Përmes raportit 24 orësh, Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se një burrë ka kanosur dhe ofenduar avokatin e tij gjatë një seance në Pejë, transmeton Kosova Post.
Përmes raportit, i dyshuari është arrestuar pasi gjatë seancës gjyqësore, i pakënaqur me mbrojtjen e avokatit të tij, ofendoi dhe kanosi viktimën.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti gjatë një seance gjyqësore, i pakënaqur me mbrojtjen e avokatit të tij, ka filluar ta ofendon dhe kanos avokatin-viktimën mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.