Ka nisur gjobitja e qytetarëve të cilët nuk po respektojnë shenjat e trafikut në rrugën “Xhorxh Bush” në kryeqytet ku është e ndaluar lëvizja e automjeteve private, pos autobusëve, taksive e veturave emergjente.
Nga Policia e Prishtinës, tregojnë për Gazetën Sinjali se në hyrje te rrugës “Xhorxh Bush”, kanë të vendosura dy patrulla policore, me qëllim të marrjes së masave preventive si dhe ato të ndëshkimit për ngasësit qe nuk respektojnë shenjat e trafikut.
“Gjoba është sipas Ligjit mbi Komunikacionin Rrugor, për mos respektim të shenjave te trafikut, 40 euro ndërsa tejkalimi i vijës se plote është dënimi 150 dhe konfiskimi patentë shoferit për 3 muaj”, thanë nga Policia e Prishtinës.
Sipas Policisë, ndëshkimet tjera janë sipas rregullores se Kuvendit Komunal, të cilat i zbatojnë inspektorët komunal.