Ambasada e Kosovës në Doha ka njoftuar qytetarët se për shkak të rrethanave aktuale dhe kufizimeve të përkohshme të udhëtimit, autoritetet e shtetit të Katarit kanë vendosur që të mbulohen shpenzimet e akomodikimit në hotel për turistët të cilët janë bllokuar dhe nuk mund të largohen nga vendi.
Ky vendim sipas ministrisë së Jashtme të Kosovës hyn në fuqi që nga data 28 shkurt dhe do të mbetet në fuqi deri në rifillimin e operacioneve në aeroport dhe rihapjen e hapësirës ajrore.
“Ky vendim hyn në fuqi nga data 28 shkurt dhe do të mbetet në fuqi deri në rifillimin e operacioneve në aeroport dhe rihapjen e hapësirës ajrore.Ambasada i rekomandon qytetarëve tanë që të qëndrojnë të qetë, të ndjekin me përpikëri udhëzimet e autoriteteve katariane dhe të shmangen lëvizjet e panevojshme. Ambasada do të vazhdojë të ndjekë nga afër zhvillimet dhe do t’ju mbajë të informuar për çdo informacion shtesë”, thuhet në njoftimin e ministrisë.


























