Alicia Kearns, deputete në parlamentin britanik, ka komentuar lidhjet në mes të Serbisë dhe Rusisë.
Në një shkrim në “X”, Kearns ka përmendur pjesëmarrjen e delegacionit serb në Samitin e Moskës së BRICS-it.
Sipas Kearns, Vuçiqi vazhdon të kërkojë lidhje më të ngushta me Vladimir Putinin, president i Federatës Ruse.
“Vuçiqi vazhdon të kërkojë më shumë gaz rus dhe lidhje më të ngushta me Putinin, duke dërguar katër ministra në samitin e BRICS në Rusi. Këto përfshijnë dy ministra serbë nën sanksionet e ShBA, Aleksandër Vulin dhe Nenad Popoviq. Ndërkohë ukrainasit përballen me perspektivën e një dimri tjetër nën sulm me sulme ruse që synojnë infrastrukturën energjetike në përpjekje për t’i ngrirë në dorëzim” – ka shkruar Kearns në platformën “X”.