Që nga viti 2025, KEDS-i ka realizuar një modernizim të rëndësishëm të rrjetit elektrik, duke përfshirë vendosjen e 127 shtyllave të tensionit të ulët, 26 shtyllave të tensionit të mesëm, 5,200 m linja tensioni i ulët dhe 500 m linja tensioni i mesëm, si dhe fuqizimin e trafostacionit 10/0.4 kV nga 400 në 630 kVA. 🏗️
Ky projekt ka për qëllim të sigurojë një furnizim të qëndrueshëm dhe të besueshëm me energji elektrike për banorët, duke zëvendësuar rrjetin ekzistues të amortizuar dhe duke përmirësuar infrastrukturën edhe në zonat më sfiduese, kështu ka bër të dituar kjo kompani.
‘Ekipet tona kanë punuar pa ndalur, pavarësisht sfidave në terren. Punimet deri tani tregojnë një përparim të qartë: me gati 75% të punimeve të përfunduara, ky investim vendos bazën për një rrjet modern, që sjell energji të sigurt dhe të qëndrueshme për komunitetin, duke rritur cilësinë e shërbimit në zonë. Ky investim kap vlerën e mbi 63 mijë euro.⚡🔋
Ky projekt është një hap strategjik drejt transformimit të rrjetit elektrik dhe është vetëm një nga shumë projekte të tjera që po kryhen në gjithë territorin e Kosovës. 🇽🇰, thuhet një komunikatë të KEDS


























