KEDS po shtrin 12 mijë metra kabllo të Tensionit të Mesëm në Prishtinë. Aty, po bëhet një lidhje unazore midis Nënstacionit Prishtina 6 dhe Prishtina 7, përcjell KoaovaPost.
Postimi i plotë:
KEDS po shtrin 12 mijë metra kabllo të Tensionit të Mesëm në Prishtinë. Aty, po bëhet një lidhje unazore midis Nënstacionit Prishtina 6 dhe Prishtina 7 . Në këtë sistem të ri alternativ do të përfshihen trafostacionet që furnizojnë QKUK-në, Rrugën A dhe një trajektore që përshkon kah Gorenje dhe Albi Mall, duke garantuar një cilësi të lartë të energjisë elektrike
.
Aktualisht po bëhet shtrirja e kabllove në Ulpianë dhe në disa zona tjera . Projekti pritet të përfundojë në maj.