Në prag të konferencës vjetore të INTERPOL-i, ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, ka pretenduar se Kosova “nuk ka shans për anëtarësin” në këtë organizatë ndërkombëtare.
Në një intervistë për “RTS”, Daçiqi ka thënë se Kosova nuk ka shtruar kërkesë për kandidaturë, por se “as nuk përjashtohet” që ndonjë shtet aleat i vendit të mos e përfshijë në agjendën e konferencës vjetore në Glasgow.
Por, ai është shprehur i bindur se “për shkak të efektivitetit të politikës së jashtme serbe këto dhjetë vitet e fundit” Kosova nuk mund të anëtarësohet në INTERPOL.
“Por unë duhet të jem aty për çdo rast. Do të jem aty gjatë miratimit të rendit të ditës dhe pikës së pranimit të anëtarëve të rinj, si dhe emërimit të përfaqësuesit të Interpolit në konferencë sepse është e rëndësishme për interesat kombëtare dhe shtetërore të Serbisë”, ka thënë Daçiqi.