Në “Familja Ime” në Klan Kosova, neurologia turke, Yıldız Degirmenci ka folur lidhur me sëmundjen e Parkinsonit.
Neurologia ka treguar simptomat e hershme të kësaj sëmundjeje.
“Parkinsoni fillon si fshehtazi dhe zhvillohet ngadalshëm, në përgjithësi shfaqet në mosha 60/70 vjeç por mund të shfaqet edhe në moshë më të re. P.sh, nëse themi se dorën e djathtë po e lëvizim më ngadalë se dorën e majtë, më duket si një rëndesë në dorë, kjo mund të jetë simptomë e Parkinsonit. Kemi çrregullim të qëndrimit, ecjes, ndikimi pastaj edhe në memorie”, tha ajo.
Neurologia potencon se harresa është njëra nga simptomat e sëmundjes së PArkinsonit, edhe pse tha se harresa shfaqet 6 deri në 7 vitë më vonë.
Por theksoi se “harresa e Parkinsonit” nuk është e zakonshme.
Për më shumë, ndiqeni videon në vijim:


























