Autoriteti britanik i mbrojtjes ka bërë me dije se ka gjobitur me 12.7 milion paund, TikTok për shkelje të shumta të ligjit, duke përfshirë përdorimin e të dhënave personale të fëmijëve nën 13 vjeç pa lejen e prindërve të tyre.
Mediat e huaja shkruajnë se aplikacioni kinez i videove nuk ka bërë mjaftueshëm për të kontrolluar përdoruesit e platformës dhe për të bllokuar të miturit që ta përdorin atë, thotë zyra e Komisionerit të Informacionit.
Gjoba vjen në një kohë kur disa qeveri perëndimore po ngrenë shqetësime se Pekini mund të përdorë të dhënat e kompanisë për të gjurmuar përdoruesit ose për të çuar përpara axhendën e tij politike.
Me mbi një miliard përdorues aktivë globalisht, TikTok renditet i gjashti ndër faqet e rrjeteve sociale më të përdorura në raportin e fundit We Are Social mbi evolucionin e shërbimeve dixhitale, të publikuar në janar.
Si FBI ashtu edhe Komisioni Federal i Komunikimeve (FÇ) kanë paralajmëruar se ByteDance mund të ndajë të dhënat e përdoruesve të TikTok.