Kryediplomati i BE-së, Josep Borrell ka akuzuar të martën Rusinë për lëshim “krejtësisht të papërgjegjshëm” të kërcënimeve bërthamore, pasi presidenti Vlladimir Putin zgjeroi fushëveprimtarinë e përdorimit të armëve atomike të Moskës.
“Nuk është hera e parë që Putini luan lojën bërthamore”, tha shefi në largim i politikës së jashtme të BE-së për gazetarët pas takimit të ministrave të mbrojtjes në Bruksel në ditën e 1,000-të të konfliktit, raporton AFP, transmeton KK.
“Rusia është pajtuar me parimin se një luftë bërthamore nuk mund të fitohet, prandaj nuk duhet të luftohet kurrë”, tha ai, duke paralajmëruar se “çdo thirrje për luftë bërthamore është një papërgjegjshmëri”.
Ai tha se shtetet e BE-së kishin rënë dakord “me një shumicë dërrmuese” se “fati i Ukrainës do të përcaktojë fatin e Bashkimit Evropian”.
“Nëse Putini mund të jetë i suksesshëm në Ukrainë, ne do të paguajmë një faturë shumë të lartë, shumë më të shtrenjtë se çdo lloj mbështetje ushtarake që mund të ofrojmë sot”, tha kryediplomati në largim i BE-së, Josep Borrell.