Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, ka publikuar një status, në të cilin ka komentuar kërkesën për dënim maksimal të ish-krerëve të UÇK-së.
Osmani ka vlerësuar se lufta e UÇK-së ishte e pastër dhe e drejtë.
“Pavarësia e Kosovës ishte vullnet i popullit të Kosovës. Ishte sakrificë shekullore për të cilën dhanë jetën mijëra dëshmorë e civilë të pafajshëm e për të cilën luftuan, me heroizëm dhe me luftë të pastër, Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Gjenocidi, krimet kundër njerëzimit dhe krimet e luftës janë krime që Serbia i kreu kundër popullit të Kosovës ndër shekuj” – ka shkruar Osmani.


























