Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje sot ka vazhduar me panelin e diskutimit mbi arsimin, rininë, kulturën e sportin.
Në panel të diskutimit janë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, zëvendësministri i MASHT, Taulant Kelmendi; ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku, zëvendësministrja në MKRS, Daulina Osmani, këshilltarja në këtë ministri, Nora Arapi dhe anëtari i kryesisë së VV-së, Mytaher Haskuka.
Këshilli do të vazhdojë sot deri në orën 20:00, teksa kryeministri Albin Kurti dje si i pari i kësaj partie, ka bërë të ditur koalicionin zgjedhor me GUXO dhe Alternativën. Ai ka pasur edhe thirrje për ndërkombëtarët.
“Perëndimit i bëjmë thirrje që Serbisë t’i kushtëzohen benefitet aktuale jo vetëm ato të ardhshme nga BE, Amerika e Mbretëria e Bashkuar. Duhet të sanksionohen ata që bashkëpunojnë me personat qe ndodhen në listë të zezë në Ballkan. Kjo lista e zezë me emrat e kriminelëve duhet të japë rezultate”, ka thënë Kurti.
Në ndërkohë përveç fjalimit të Kurtit, dje gjatë ditës janë organizuar edhe panele për ekonominë e infrastrukturën.