Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi një votim të rezolutës mbi propozimin e ShBA-së për një armëpushim të përhershëm dhe lirimin e pengjeve në Gaza.
Rezoluta u miratua me 14 vota pro, asnjë kundër dhe një abstenim nga Rusia, raporton CNN, transmeton kk.
Propozimi i armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, është përshkruar fillimisht nga presidenti amerikan Joe Biden, në fund të muajit të kaluar.