Vrasja e ndodhur pranë një restauranti dasmash në Bibaj të Ferizajit, dyshohet se u krye nga një zyrtar policor, i cili ishte jashtë detyrës.
Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizaj, Qazim Reka.
“Sipas informacioneve fillestare, i dyshuari për kryerjen e kësaj vrasjeje është një zyrtar policor, i cili është arrestuar. Në lidhje me rastin është njoftuar Prokuroria Themelore në Ferizaj dhe Inspektorati Policor”, tha Reka për Klankosova.tv.
Viktima i përket vitit të lindjes 1935, teksa nuk i bëri të ditura motivet.
Ndërsa, zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka, tha se dyshimet fillestare janë se i dyshuari ishte jashtë detyrës zyrtare në momentin që ka ndodhur ngjarja.
Kryeprokurori i Ferizajit, Shukri Jashari, ka bërë të ditur për Klankosova.tv se i dyshuari për vrasjen është dërguar në ndalim për 48 orë.
Klan Kosova do të ju mbajë të informuar me informacione, direkt nga vendi i ngjarjes.