KFOR-i dhuron radio për zjarrfikësit në Novobërdë

Ushtarët dhe udhëheqësit e Komandës Rajonale në Lindje të KFOR-it u bashkuan për një ceremoni donacioni në stacionin e Zjarrfikësve të Novobërdës.

KFOR-i  njoftoi se dhuroi radio për këtë departament, të cilat do të ndihmojnë në përmirësimin e aftësive të zjarrfikësve dhe vullnetarëve.

“Këto radio përmirësojnë komunikimin brenda departamentit të zjarrit, zvogëlojnë kohën e reagimit dhe rrisin sigurinë”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se donacioni është përpjekje e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish