Kina ka thënë se do të shtojë një tarifë prej 34% për mallrat amerikane duke filluar nga 10 prilli.
Ministria e saj e financave thotë se tarifat e SHBA për produktet kineze “nuk janë në përputhje me rregullat e tregtisë ndërkombëtare”.
Ky vendim erdhi pas masave të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për t’ju kundërpërgjigjur barrierave që vendet u kanë vendosur produkteve amerikane për të mbrojtur prodhuesit vendorë, shkruan BBC.
Trumpi ka vendosur tarifa deri në 54% në importet kineze. Lartësia e tarifës dallon varësisht nga produktet.
Ky vendim ka ndikuar edhe në tregjet evropiane dhe aziatike. Disa vende kanë paralajmëruar për kundërmasa ndërsa disa të tjera janë treguar të hapur për marrëveshje.