Vdekjen e një shtetase të huaj në Brezovicë nga orteku e ka konfirmuar Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës.
Raportohet se viktima është shtetasja amerikane, Katerine Rigby, 54-vjeçare.
E ndjera në momentin tragjik ishte duke skijuar bashkë me bashkëshortin e saj.
“Kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Ski Patrolla e qendrës skitare Brezovicë. Informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve,por pas mbledhjes së informatave është identifkuar problematika dhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshimt “Foleja e Shqiponjave” zakonisht faqe malore që njifet si problematike për krijimin e orteqeve”, thuhet në njoftim.
Rigby, e njohur si Kasha, vdiq të martën në vendpushimin malor të Brezovicës në Kosovë.
I fejuari i saj Magnis Wofe Murray në një postimnë Facebook shkruan se do të martoheshin në shtator, ndërsa thotë se është i shkatërruar.
“Ne do të martoheshim në shtator. Tani jam i ve dhe i shkatërruar”, ka shkruar ai.
SkyNews shkruan se Rigby ishte një telemarkuese dhe skiatore e madhe malesh, duke mbuluar zbritjet e para të disa prej majave më të nderuara në botë dhe ishte shfaqur në disa filma dhe në një shfaqje televizive të realityshow-ve amerikan.E konsideruar si një nga skiatoret më të mira të telemarkut në botë, ajo ishte duke skijuar jashtë korsive turistike kur një ortek e goditi, tha policia.