Reshjet e borës që filluan të bien ditën e shtunë janë duke vazhduar edhe gjatë ditës së diel.
Megjithatë, sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme përkundër reshjeve të borës rrugët që shpiejnë në vendkalimet kufitare vazhdojnë të jenë të kalueshme, përveç magjistrales Pejë – Kullë, ku maunat nuk mund të kalojnë.
Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe sot do të bjerë borë në disa vende.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 2 gradë Celsius.