Klejd Këlliçi shkrimtar, pedagog i Shkencave Politike tregoi në një intervistë për Euronews Albania detaje nga libri i tij “Një varrim për çdo regjim”, që tregon kronologjia e ndërtimit të shtetit shqiptar mbi konceptin e të vdekurit.
Këlliçi u shpreh se personaliteti që ka pasur një varrim të ri pas çdo regjimi është Naim Frashëri.
“Naim Frashëri ka kaluar para çdo regjimi, në çdo regjim rivarroset. Ai e ka pasur një varrim për çdo regjim. Merret në periudhën e monarkisë. Në vitet ‘40 ribëhet varri dhe kishte një elemente politike të fortë nga regjimi fashist. I shkatërrohet varri nga regjimi komunist dhe rivarroset diku afër kryeministrisë.
Në vitin ‘78, për 100