Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas ka pritur sot në takim Myftiun e Bashkësisë Islame, Naim Ternava, Peshkopin e Rashkës-Prizrenit, Teodosije Shibaliq si dhe Ipeshkvin e Prizrenit dhe Prishtinës, Dodë Gjergji, përcjell KosovaPost.
Në njoftimin e KFOR-it thuhet se takimi ishte i rëndësishëm për promovimin e paqes për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë.
“Takimi ishte një rast i rëndësishëm për të nënvizuar rolin e liderëve fetarë në promovimin e paqes, tolerancës dhe dialogut për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftim.