Gjatë vitit 2024, Komuna e Ferizajt ka pësuar dëme të mëdha financiare për shkak të implementimit të kontratës kolektive, duke u privuar nga një shumë prej 10 milionë eurosh, që ka ndikuar negativisht në buxhetin e komunës.
Kjo shumë ka rezultuar në vonesa dhe pezullime të investimeve kapitale dhe projekteve që ishin planifikuar për realizim gjatë vitit 2024 dhe 2025.
“Për shkak të kësaj shume të humbur, shumë projekte që ishin planifikuar për realizim janë ndalur, dhe komuna ka mbetur në minus prej 10 milionë eurosh për këtë mandat”, raportoi gazetarja Qliresa Hasani, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.