Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pasi Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën ndaj Ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallës, për mosraportim të pasurisë, përcjell KosovaPost.
Musliu në “Facebook” ka pyetur Gërvallen se pasi ka kaluar kohen me të madhe të jetës në Gjermani, se çfarë i ndodhë një ministri të cilit i konfirmohet aktakuza për “Steuerhinterziehung” dhe po ashtu “a t’ka mbetë një fije ndërgjegje?”.