Prej kësaj të marte mori emërtim të ri – kryerja e dënimit. Ky është epilogu i parë i këtij lloji nga 6 rastet sa ka në sirtarë Gjykata Speciale e Kosovës me seli në Hagë, teksa Hysni Gucati e Nasim Haradinaj e përfunduan zyrtarisht ndëshkimin prej 4 vjet e 3 muaj.
Me këtë kohëzgjatje, krahas 100 eurove, ish-kreu dhe zëvendësi i tij në Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ishin dënuar nga Apeli i Speciales duke ia hequr vetëm 3 muaj aktgjykimit fillestar të Themelores, për pengim të administrimit të drejtësisë.
Specialja i tha Klanit se nuk ka nxjerrë akoma ndonjë vendim a njoftim për publikun për këtë rast, por lajmin ia dërgoi dënuarit të parë në historinë e saj.