Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka konfirmuar këtë të enjte rastin e parë të Lisë së Majmunëve në Suedi, i cili paraqet edhe rastin e parë jashtë Afrikës.
Zyrtarët suedezë të shëndetësisë kanë thënë se personi ishte infektuar gjatë një vizite në Afrikë, dhe se i njëjti po trajtohet, shkruan Reuters, transmeton kk.
OBSh-ja të mërkurën e shpalli shpërthimin në Afrikë një emergjencë të shëndetit publik pasi rastet në Republikën Demokratike të Kongos u përhapën në vendet e afërta.