Mbi dy mijë kg duhan janë konfiskuar këtë të hënë në fshatin Uglare, komuna e Zubin Potokut.
Kështu bërë të ditur ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë për Rajonin e Veriut, Veton Elshani.
Sipas tij, kjo sasi e duhanit është dërguar në doganë.
“Kjo ka ndodhur rreth orës 15:00.
Ndërsa malli është dërguar në doganë. Ende s’ka të arrestuar”, deklaroi Veton Elshani.


























