Kongresisti amerikan, Ritchie Torres, për 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ka thënë se Kosova është një storje suksesi për SHBA-në dhe demokracinë në Ballkan.
Përmes një postimi në platformën X, Torres ka theksuar se ndjehet krenar që përfaqëson Bronksin, e cila sipas tij, është shtëpia e mijëra shqiptarëve.
“Kisha nderin të festoj 16-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, që është një storje suksesi e SHBA-së për demokracinë në Ballkanin Perëndimor. Jam krenar që përfaqësoj Bronksin, i cili është shtëpia e mijëra shqiptarëve nga Kosova, Shqipëria dhe më gjerë”, ka shkruar Torres.