Kongresistja amerikane Anna Paulina Luna u zotua të hetojë pretendimet për “turistë snajperë” që kanë shpenzuar dhjetëra mijëra dollarë për të vrarë civilë të pafajshëm gjatë Luftës së Bosnjës në vitet 1990 dhe të përcaktojë nëse kanë marrë pjesë amerikanë.
“Sa i përket të ashtuquajturit ‘turizëm vrasës kam hapur një hetim mbi këtë çështje dhe jam në kontakt me Konsullatën e Bosnjës si dhe Ambasadën Italiane,” , shkroi kongresmenja Anna Paulina Luna në platformën amerikane X.
Deklaratat e saj pasojnë raportet se Italia po heton pretendimet se forcat serbo-boshnjake organizuan “safari njerëzore” për vizitorë të pasur në Sarajevë gjatë Luftës së Bosnjës 1992-1995.


























