Kongresmeni Ritchie Torres, si zakonisht tashmë, reagon në favor të Kosovës sa herë që ka ndonjë çështje që meriton vëmendje përtej oqeanit.
Torres, kësaj radhe zgjodhi rrjetin social “Twitter”, për t’iu kundërpërgjigjur sekretarit Blinken.
Në cicërimën respektive, Torres, tha se ndjen keqardhje që Blinken ka bërë një reagim të tillë ndaj vendit tonë.
Veç kësaj, ai poashtu kujtoi edhe faktin e bashkëpunimit të Kosovës sa u përket refugjatëve afganë.


























