Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca së bashku me kandidstët për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka vizituar Komunë e Dardanës, ku ka thënë se mbështetja e tyre është e pakursyer ndaj VV-së, përcjell KosovaPost.
Konjufca, tutje ka thënë se qytetarët e Kamenicës janë të bindur se rrugën e nisur bashkë do ta vazhdojnë fuqishëm drejt 500 mijë votuesve për Vetëvendosjen.
“Pasditen në Dardanë, bashkë me kandidatët për deputetë e kaluam në takime të organizuara ndaras në fshatrat Muqivërc dhe Hodonovc.
Mbështetja e banorëve, cep më cep të Dardanës për Lëvizjen është e pakursyer. Ata janë të bindur se rrugën e nisur bashkë do ta vazhdojmë edhe më fuqishëm drejt 500 mijë votuesve për Lëvizjen VETËVENDOSJE!”, ka bërë të ditur kryekuvendari Konjufca, përmes një njoftimi në facebook.