Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës i Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se në Vjenë ka zhvilluar diskutime me homologen e tij austriake, Beate Meinl-Reisinger, që i cilësoi si produktive, transmeton KosovaPost.
Në një postim në platformën sociale amerikane X, Konjufca tha se takimi me ministren Meinl-Reisinger u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe, integrimin evropian të Kosovës dhe stabilitetin rajonal.
“Austria mbetet një nga partnerët më të ngushtë dhe më të qëndrueshëm të Kosovës në Evropë”, shkroi Konjufca.


























