Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka folur sot për sanksionet që SHBA kanë nisur t’i vënë Kosovës për zhvillimet në veri.
Kur është pyetur për komentet e tij, Konjufca ka thënë se janë negative dhe se Kosova duhet të mendojë një formë se si të dalë nga kjo situatë.
“Negative janë. Kosova duhet me gjetë një zgjidhje qysh me dalë prej kësaj situate”, tha Konjufca.


























