Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur të në takim ambasadorin e ri të Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher, i cili shoqërohej nga zëvendësambasadori Christoph Fuchs.
Në takim, veç të tjerave është biseduar për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe mundësitë e avancimit të mëtejmë të bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona.
Konjufca i ka shprehur mirënjohje për kontributin e shquar dhe mbështetjen e gjithanshme të Zvicrës mike ndaj Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit, zhvillimit, integrimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare si dhe ka nënvizuar rëndësinë që kjo mbështetje të vazhdojë edhe në të ardhmen.