Kontingjenti i klubit të futbollit Drita ka mbërri mëngjesin e sotëm në Poloni.
Lojtarët dhe stafi i klubit gjilanas shihen duke zbritur nga aeroplani teksa kanë ateruar në tokën polake ku nesër do ta zhvillojnë ndeshjen e “play-offit” të Ligës së Konferencës kundër Legia Varshavës në stadiumin “Marshall Jozef Pilsudski”.
Bardhekaltrit janë ekipi i vetëm kosovar që kanë mbetur në garat evropiane pasi paraprakisht u eliminuan Ballkani, Llapi e Malisheva.
Drita e siguroi këtë fazë për herë të parë në histori të saj, ndërsa apetitet e klubit gjilanas tashmë janë rritur dhe “Intelektualët” synojnë të kalojnë në fazën tjetër, për ta përsëritur suksesin historik të Ballkanit.
Ndeshja mes Legias dhe Dritës do të luhet nesër në kryeqytetin polak duke filluar nga ora 18:00 , shkruan Gazeta Express.Ndërsa, ndeshja e kthimit do të luhet një javë më pas, më 29 gusht nga ora 20:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku gjilanasit do ta kenë përkrahjen e tifozëve të tyre të flaktë “Intelektualët”.