Dy deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica dhe Eman Rrahmani kanë thënë se nuk do të votojnë asnjë ligj deri sa të kthehet vajza në shkollë.
E për këtë çështje kanë reaguar të dy deputetët pasi që një nxënëse në shkollën “Bedri Pejani” në Pejë, i është ndaluar ndjekja e mësimit për shkak të bartjes së shamisë.
“Nuk kam ndonjë hapësirë tjetër për me marrë fjalën. Po du me ngrit një shqetësim aktual. Të njëjtin shqetësim e kam ngritur edhe vitin e kaluar dhe më vjen keq që ministrja e Arsimit s’është në Kuvend. Ka katër javë që një vajzë nuk po vijon procesin mësimor në Pejë dhe është e moshës madhore, i ka 18 vjet. Çdo dy-tri ditë paraqitet në shkollë dhe përjashtohet nga drejtori Musa Nikqi dhe nuk e kuptoj se sa e drejtë është që ne të qëndrojmë këtu si deputetë dhe ju si kuvendar në krye të Kuvendit, por edhe vetë ministrja e Arsimit dhe të mos merret me rastin dhe me i dhënë të drejtën vajzës me shku në shkollë. Ne e kemi këtë përgjegjësi kolektive edhe si deputetë edhe ju si kryetari i Kuvendit dhe s’ka kuptim me vazhdu me votimin dhe mos mu marrë dhe me trajtu këtë rast dhe me ia dhënë të drejtën për arsim. Pra, i çoj mesazh drejtpërdrejt ministres së Arsimit të merret me rastin dhe të mos lejojë që këto probleme çdo vit me u paraqit për një faj që ne e kemi trashëguar nga dikush tjetër që e ka vendosur një udhëzim administrativ diskriminues”, tha ai