Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) ka bërë të ditur sot rezultatet e analizave laboratorike mbi mostrat e mandarinave me origjinë nga Shqipëria dhe disa ngarkesa të tjera. Testet konfirmuan se produktet i përmbushin standardet ndërkombëtare të sigurisë ushqimore dhe janë të sigurta për konsum.
Mostrat përfaqësuese janë marrë nga gjashtë ngarkesa me origjinë të ndryshme, katër prej të cilave nga Shqipëria. Analizat laboratorike u kryen duke iu referuar rregulloreve të Bashkimit Evropian, përfshirë atë për nivelet maksimale të mbetjeve të pesticideve (MRL) Nr. 396/2005 dhe amendamente të tjera, siç janë ato për Chlorpyrifos dhe Phosmet. Metoda e përdorur, EN 15662:2018, konfirmoi se të gjitha ngarkesat ishin brenda limiteve të lejuara.
Pas rreth dy orësh, Berisha njofton mbylljen e protestës: Përgatitemi për “next”, nuk ndalemi
Edhe pse për produktet në fjalë nuk kishte njoftime të raportuara nga sistemi RASFF për tregun e Kosovës, AUVK veproi menjëherë për të garantuar sigurinë e konsumatorëve. Me përfundimin e testimeve, mandarinat u liruan për qarkullim dhe konsum.
AUVK ka siguruar se kontrollet do të vazhdojnë në mënyrë rigoroze, duke përfshirë marrje mostrash dhe analiza në të gjitha fazat inspektuese. Çdo produkt që synon tregun e Kosovës monitorohet në përputhje me standardet ligjore për të garantuar sigurinë ushqimore dhe shëndetin e qytetarëve.