Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci sot ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural me Ministrin e Bujqësisë dhe Ushqimit të Bullgarisë, Kiril Vatev.
Sipas njoftimit në Facebook, Peci ka shkruar se kjo marrëveshje vjen si rezultat i marrëdhënieve miqësore dhe angazhimit për ruajtjen e partneriteteve me vendet e Bashkimit Evropian.
Ai tutje ka thënë se përmes këtij memorandumi ka synim që ta intensifikojnë bashkëpunimin në fushat si ushqimi, prodhimi i verës, blegtoria, bimët mjekësore dhe bujqësia organike.
Derisa ka theksuar se me qëllim të ngritjes të kapaciteteve humane do realizohen hulumtime, trajnime dhe eksperienca në teknologjinë bujqësore.