Kosovapost.net
  • LAJME
    • Të gjitha
    • KOMUNË
    • KOSOVË
    • RAJON
    • SOCIALE
    • Zgjedhjet2021
    BE-ja propozon që Iz*raelit t’i pezullohet qasja në fonde për shkak të lu*ftës në Ga*zë

    Serbia bleu r@keta kineze, reagon BE

    Zyrtari korrektues u arr*estua pasi dyshohet se i ndihmoi Radomiroviqit të arratistet nga “Alkatrazi” i veriut

    Arr*estohet punëtori teknik për su*lm se*ksual ndaj nxënëses 10-vjeçare

    Çfarë pritet nga seanca e së dielës e Kuvendit? Osmani deklarohet për opsionet dhe shumë çështje tjera

    Osmani nuk do të nënshkruajë dekrete për shtetësi deri në fund të mandatit

    Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë dhe çfarëdo kërcënimi

    Maqedonci: Mbi 1 miliard euro për modernizimin e ushtrisë së Kosovës

    Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz

    Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz

    Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit: Ndaleni Ligjin për të huajt në Kosovë

    Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit: Ndaleni Ligjin për të huajt në Kosovë

    Osmani takon ambasadorin italian, flasin për zhvillimet politike

    Osmani takon ambasadorin italian, flasin për zhvillimet politike

    Vuçiq akuzon direkt SHBA-në dhe vendet e rajonit për mbështetje të protestave në Serbi

    Vuçiç konfirmon blerjen e raketave balistike supersonike nga Kina

    Kusari – Lila nënshkruan kërkesën për përshpejtimin e miratimit të Projektligjit për Inovacion dhe Ndërmarrësi

    Kusari Lila:Qëllimi ynë është i qartë, një treg më i drejtë dhe më i sigurt

  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
    • Të gjitha
    • Art dhe letërsi
    • Fotografia e ditës
    • Kalendari Historik
    • Kuriozitete
    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Ontologjia e lidhjes: Filozofia e duasë si dialog me të Përjetshmin

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Trump e quan Robert De Niron ‘të sëmurë dhe me demencë’, pas deklaratave të aktorit për bojkotim ndaj presidentit amerikan

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Filharmonia e Kosovës për herë të parë me koncert në Vjenë, Austri

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Time Out: Vizitoni Shqipërinë për një përvojë të pasur turistike me kosto të ulët

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Rita Ora, protagoniste e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Steven Spielberg fiton Grammy-n e parë me “Music by John Williams”

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Istanbul Experimental Weekend vjen në Kosovë

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Qosja mallëngjehet për Kadarenë: Ishim miq, mospajtimet s’sishin personale, sikur ta ngrinim një dolli së bashku…

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shkrimtarit më të madh shqiptar

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Shfaqja nga Kosova në mesin e më të mirave të vitit 2025 nga SEEstage

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Udhëtimi i natës dhe kufiri i të qenurit: Israja dhe Miraxhi

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

    Gonxhja: Shqipëria priti mbi 12 milionë vizitorë të huaj në vitin 2025

  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH
Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet

Kosova i drejtohet BE-së: “Hiqni sanksionet, nuk meritojmë të ndëshkohemi”

22 Tetor 2025, 9:01
në Lajme
Kosova i drejtohet BE-së: “Hiqni sanksionet, nuk meritojmë të ndëshkohemi”

European Union flags in front of the Berlaymont building in Brussels, Belgium

Share on FacebookShare on Twitter

Nëse BE dëshiron realisht stabilitet në Ballkan, ajo duhet të heqë menjëherë masat ndaj Kosovës”“Është koha që masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës të hiqen plotësisht”.

Kosova tash e dy vite, padrejtësisht vazhdon të jetë nën sanksione nga Bashkimi Evropian.

BE-ja e ndëshkoi Kosovën në qershor të vitit 2023, për shkak të, siç vlerësoi, rolit të Qeverisë së Kosovës në nxitjen e tensioneve etnike në veri të vendit – zonë e banuar me shumicë serbe.

Në maj të këtij viti, kryediplomatja e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas njoftoi në vizitën e saj të parë në Kosovë se kishte filluar heqja graduale e masave.

Ajo nuk kishte shpjeguar asokohe se çfarë masash mund të jenë hequr, por u mësua se masat që janë hequr kanë të bëjnë me Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit (MSA), paktit të parë kontraktual ndërmjet Kosovës dhe bllokut evropian, dhe Kornizën e Investimeve për Ballkanin Perëndimor.

Duke parë, që përfaqësuesit evropianë nuk është se kanë marrë më ndonjë hap tjetër drejt largimit të këtyre masave ,një numër organizatash të shoqërisë civile në Kosovë përmes një letre  i kanë bërë thirrje të hënën Bashkimit Evropian (BE) t’I heqë masat e mbetura ndëshkuese nga viti 2023.

Në letrën drejtuar bllokut evropian, 12 organizata nënshkruese thanë se “jemi thellësisht të shqetësuara për ndikimin negativ që këto masa kanë shkaktuar në aspiratat evropiane të qytetarëve të Kosovës”.

“Përtej ndikimit të tyre financiar, këto masa kanë dekurajuar përpjekjet për reforma, kanë kufizuar punën e shoqërisë civile dhe kanë zvogëluar ndihmën në sundim të ligjit, shëndetësi dhe arsim. Kjo situatë vazhdon të pengojë integrimin evropian të Kosovës, i cili mbetet vendi i vetëm në kontinent me orientim të qartë drejt BE-së që ende nuk ka marrë statusin e kandidatit”, thuhet në letër.

Kujtojmë se, këto masa ndëshkuese i kanë kushtuar Kosovës rreth 615 milionë euro në projekte të pezulluara ose të shtyra në afat të pacaktuar, ndërsa 7.1 milionë euro janë humbur pasi janë tejkaluar afatet e lejuara, sipas një raporti nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP.

Udhëheqësit e Kosovës i kanë bërë vazhdimisht thirrje BE-së t’ia heqë masat vendit të tyre, përfshirë gjatë vizitës së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në Prishtinë ditë më parë.

E sa mund të ndikojë kjo letër e organizatave dhe se a është koha që përfundimisht të largohen këto sanksione folën njohësit e çështjeve ndërkombëtare.

Voca: Është vështirë të kuptohet se si Bashkimi Evropian e ka analizuar dinamikën gjeopolitike në Ballkanin Perëndimor

Së pari, doktori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Mirsad Voca u shpreh se e ka të vështirë ta kuptojë këtë qasje të BE-së ndaj Kosovës dhe masat e vendosura ndaj saj.

Voca u shpreh se Kosova do duhej të mbështetej për vendimet dhe shtrirjen e ligjit në veri të saj, e jo të ndëshkohet.

Image

Mirsad Voca

“Është vështirë të kuptohet se si Bashkimi Evropian e ka analizuar dinamikën gjeopolitike ne Ballkanin Perëndimor, kur në vend që të mbështesë përpjekjet për sundimin e ligjit dhe konsolidimin institucional, ka zgjedhur të mbajë në fuqi masa ndëshkuese ndaj Kosovës, shtetit që po zbaton pikërisht ato parime që BE vetë i ka kërkuar.

Kosova po shtrin rendin dhe ligjin në territorin e vet, po ndjek strukturat kriminale dhe po ruan integritetin e sovranitetit të saj, veprime që në çdo sistem demokratik do te konsideroheshin shembull për t’u përkrahur, jo për t’u ndëshkuar”, deklaroi ai.

Po ashtu, Voca kritikoi BE-në për qasjen e butë ndaj Serbisë, madje tha se këtë e bën për shkak të frikës që mund ta humbë ndikimin në Beograd.

Mirëpo, ai potencoi se kjo qasje vetëm sa e rrit padrejtësinë dhe tensionin në rajonin e Ballkanit.

“Nga ana tjetër, BE vazhdon ta trajtojë Serbinë me butësi e hezitim, duke e “ledhatuar” nga frika e humbjes së ndikimit në Beograd. Kjo qasje e bazuar në frikë, e jo në parim, nuk është as konstruktive, as stabilizuese. Përkundrazi, ajo e përforcon sjelljen problematike të Serbisë, e cila asnjëherë nuk ka ndaluar të sillet si një fuqi destabilizuese në rajon. BE e di shumë mirë se cila është gjuha e vetme që njeh regjimi politik serb, gjuhë që ai përdorte në vitet 90-ta: gënjeshtra, arroganca, presioni dhe shantazhi. Megjithatë, BE vazhdon të mos veprojë për ta ndaluar këtë logjikë.

Ky mosveprim e ushqen më tej ndjenjën e padrejtësisë dhe e mban rajonin në tension të vazhdueshëm. Sanksionet ndaj Kosovës, të cilat kurrë nuk do te duhej të ndodhnin, vetëm sa i japin Serbisë bindjen se agresiviteti shpërblehet, ndërsa përkushtimi ndaj ligjit ndëshkohet. Kjo është një kontradiktë e rrezikshme që minon vetë kredibilitetin e Bashkimit Evropian si projekt paqeje dhe drejtësie”.

Ndër të tjera, shtoi se nëse BE dëshiron stabilitet dhe integrim të shteteve të Ballkanit, duhet t’i heq masat ndëshkuese ndaj Kosovës dhe të ketë qasje të barabartë me të gjitha shtetet karshi politikave të tyre.

“Nëse BE dëshiron realisht stabilitet në Ballkan, ajo duhet të heqë menjëherë masat ndaj Kosovës dhe të fillojë të trajtojë shkakun e vërtetë të destabilitetit, politikën hegjemoniste të Serbisë. Sepse pa drejtësi, pa barazi në trajtim dhe pa kurajë për të vepruar ndaj atyre që cenojnë paqen, nuk mund të ketë as stabilitet të qëndrueshëm e as integrim të vërtetë evropian”, përfundoi Mirsad Voca.

Ukshini: Kosova është tashmë e ndëshkuar në mënyrë disproporcionale

Kurse, ish-ambasadori Sylë Ukshini u shpreh se tani më është koha që të largohen sanksionet ndaj Kosovës.

Image

Sylë Ukshini

Ai u shpreh se situate politike ka ndryshuar shumë dhe do ishte e padrejtë të vazhdonin edhe më tej.

“Mendoj se po, është koha që masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës të hiqen plotësisht. Arsyeja kryesore është se konteksti politik që i justifikonte ato masa nuk ekziston më. Pas zgjedhjeve lokale dhe rivendosjes demokratike të kryetarëve serbë në komunat veriore, situata në terren është stabilizuar dhe institucionet e Kosovës kanë dëshmuar gatishmëri për t’u rikthyer në normalitet institucional”.

Po ashtu, Ukshini potencoi se shteti ynë është ndëshkuar padrejtësisht, derisa Serbia pavarësisht provokimeve dhe sulmeve të vazhdueshme nuk është ndëshkuar dhe as nuk është marrë ndonjë masë ndaj saj.

“Kosova është tashmë e ndëshkuar në mënyrë disproporcionale – bllokimi i anëtarësimit në Këshillin e Evropës ishte një sinjal i qartë politik nga BE-ja. Mbajtja e këtyre masave, përkundër përmirësimeve të dukshme, jo vetëm që e dëmton procesin e integrimit evropian të Kosovës, por edhe e përforcon perceptimin e standardeve të dyfishta ndaj saj, sidomos në krahasim me Serbinë, e cila nuk është ndëshkuar asnjëherë për veprimet destabilizuese në veri të Kosovës apo për refuzimin e zbatimit të marrëveshjeve”, nënvizoi ai.

Tutje, ai foli edhe për efektin që do kishte heqja e sanksioneve në procesin e dialogut, e që sipas tij do e bënte më të barabartë e jo si ka qenë deri tani.

Në këtë pikë, e pa të nevojshme edhe formimin e qeverisë së re të Kosovës, e që e cila duhet të koordinohet me BE-në.

“Heqja e masave do të kishte edhe efekt pozitiv në vetë procesin e dialogut të Brukselit. Një dialog i suksesshëm kërkon paritet dhe trajtim të barabartë mes palëve; mbajtja e sanksioneve e bën Kosovën më të pambrojtur dhe më pak të barabartë në tavolinë. Për këtë arsye, një qasje e re e BE-së, që synon inkurajimin e Kosovës përmes bashkëpunimit e jo penalizimit, do të ishte shumë më efektive.

Në të njëjtën kohë, edhe Qeveria e Kosovës – aktuale apo ajo që do të formohet pas zgjedhjeve – duhet të tregojë gatishmëri për komunikim transparent me BE-në, të diskutojë hapur çdo shqetësim që ka blloku evropian dhe t’i adresojë ato në mënyrë konstruktive. Mungesa e komunikimit apo qëndrimet defanzive vetëm sa e përforcojnë narrativën e kundërshtarëve”.

Ndër të tjera, Ukshini shtoi se heqja e masave ndaj Kosovës nuk është vetëm një çështje drejtësie, por edhe një domosdoshmëri strategjike për stabilitet dhe siguri në rajon.

“Në fund, duhet theksuar se pas vendimit të fundit të Uashingtonit për pezullimin e dialogut strategjik me Kosovën, çdo dobësim i raportit me BE-në do të mund të kapitalizohen nga autoritetet serbe, pse natyrshëm si palë kundërshtare, madje armiqësore, do ta shfrytëzojë çdo vakum diplomatik për të forcuar pozicionin e saj kundrejt Kosovës. Për këtë arsye, heqja e masave ndaj Kosovës nuk është vetëm një çështje drejtësie, por edhe një domosdoshmëri strategjike për ruajtjen e stabilitetit rajonal dhe për vazhdimin e rrugës evropiane të vendit dhe mbi të gjitha për konsolidimin e suksesit të Perëndimit në Kosovë dhe në rajon, përballë përpjekjeve serbe dhe ruse për ta minuar këtë sukses.

Një hap i tillë i BE-së do të ishte edhe në frymën e porosive që i bëri publike Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, pas takimeve me znj. Osmane dhe z. Kurti në Prishtinë, pasi kështu do të hapej rruga që të finalizoheshin hapat e domosdoshëm për të përfituar Kosova nga Plani i Rritjes së BE-së”, përmbylli Sylë Ukshini

ShpërndajeTweet

Të ngjajshme

BE-ja propozon që Iz*raelit t’i pezullohet qasja në fonde për shkak të lu*ftës në Ga*zë

Serbia bleu r@keta kineze, reagon BE

3 minuta më parë
Liderët evropianë kritikojnë vendimin e SHBA-së për naftën ruse

Liderët evropianë kritikojnë vendimin e SHBA-së për naftën ruse

12 minuta më parë
Zyrtari korrektues u arr*estua pasi dyshohet se i ndihmoi Radomiroviqit të arratistet nga “Alkatrazi” i veriut

Arr*estohet punëtori teknik për su*lm se*ksual ndaj nxënëses 10-vjeçare

17 minuta më parë
Çfarë pritet nga seanca e së dielës e Kuvendit? Osmani deklarohet për opsionet dhe shumë çështje tjera

Osmani nuk do të nënshkruajë dekrete për shtetësi deri në fund të mandatit

22 minuta më parë
AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

IMPRESUM

Kosova Post është Agjenci e Lajmeve me seli në Prishtinë. Është themeluar në vitin 2016, duke pasur për mision informimin e drejtë e të paanshëm.

Për rrjedhojë, prej vitesh, Kosova Post, është shndërruar në një dritare të besueshme, nëpërmjet së cilës informohen qytetarët.

Zhvillimet politike në vend, rajon e botë, janë në fokusin kryesor të agjencisë. Por nuk anashkalohen as fushat e tjera si: kultura, ekonomia, sporti, shëndetësia, shkenca, teknologjia informative etj.

Emancipimi i masës, nëpërmjet ngritjes së vetëdijes, sipas politikave redaksionale, arrihet vetëm duke mos i konsideruar lexuesit dhe ndjekësit e agjencisë, si masë klikuesish. Kjo ka qenë dhe ka mbetur premisa themelore e politikave të redaksisë.

@Copyright

© Shkrimet e publikuara në këtë platformë, janë prodhime të Kosova Post (ose të mediumeve me të cilat bashkëpunon).

Kushtet e përdorimit të artikujve të publikuar në uebin e agjencisë, si dhe faqet zyrtare në rrjetet sociale, mund të diskutohen me palët e interesuara.

(Për më shumë shihni rubrikën e kontaktit)

KONTAKTI

kosovapost.net

[email protected]

[email protected]

+ 383 49 890 321

Adresa:

Kosovë/ Prishtinë
Rruga: Garibaldi;
‘Hotel Grand’;
Kati II
Zyra nr. 13

© 2023 KosovaPost.net - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Ska rezultate
Shiko të gjitha rezultatet
  • LAJME
  • BOTË
  • SHËNDETËSI
  • EKONOMI
  • OP / ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • TEMA E DITËS
  • VIDEO
  • AUTO/TECH