Kosova ka shënuar fitore të thellë 6-0 ndaj Gjibraltarit, në ndeshjen e parë kualifikuese për Kupën e Botës 2027 në konkurrencën e vajzave.
Takimi është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku vajzat kosovare kanë dominuar plotësisht nga fillimi deri në fund.
Kosova e ka mbyllur pjesën e parë me epërsi 2-0. Goli i parë është shënuar që në minutën e katërt nga Biqkaj, pas asistimit të Memetit. Në minutën e njëzet e gjashtë, Sahiti e ka dyfishuar rezultatin, sërish pas një pasimi vendimtar nga Memeti.
Në pjesën e dytë, epërsia është thelluar edhe më shumë. Në minutën e gjashtëdhjetë e tretë, Uka ka realizuar për 3-0. Në minutën e shtatëdhjetë e dytë Memeti ka shënuar për 4-0.
Kosova nuk u ndalur me kaq. Në minutën e shtatëdhjetë e gjashtë, Fetaj ka realizuar për 5-0, ndërsa në minutën e tetëdhjetë e shtatë po e njëjta lojtare ka shënuar golin e gjashtë, këtë herë pas asistimit nga Biqkaj, duke vulosur fitoren bindëse 6-0.
Në të njëjtin grup bëjnë pjesë edhe Kroacia dhe Bullgaria. Aktualisht, grupi kryesohet nga Kosova me tri pikë, po aq pikë sa ka edhe Kroacia në vendin e dytë. Në vendin e tretë renditet Bullgaria, ndërsa Gjibraltari mbetet i fundit pa pikë.


























