Edhe ndeshja e dytë e Kosovës me Zvicrën është mbyllur baras. Për dallim nga ndeshja e parë në Prishtinë e cila ishte mbyllur me rezultat 2-2, ndeshja e sontme në Basel është mbyllur 1-1.
Zvicra ka dominuar duke bërë më shumë presion.
Pjesa e parë nuk ka prodhuar gola po Kosova e ka nisur në formë jo të mirë pjesën e dytë.
Ka qenë minuta e dyzet e shtatë kur Vargas ka realizuar me kokë.
Kosova nuk është dorëzuar dhe e ka kërkuar barazimin.
Ka qenë minuta e tetëdhjetë e një kur Muhamet Hyseni ka realizuar gol. Deri te kontakti me topin sulmuesi ka ardhur pas një asistimi nga Vojvoda dhe pastaj një gjuajtje e cila fillimisht ka prekur shtyllën është ndalur në rrjetë.
Kosova pavarësisht rezultatit të sontëm nuk është kualifikuar. Nga Grupi I janë kualifikuar Rumania dhe Zvicra. Ndeshjen e radhës Kosova e luan kundër Bjellorusisë.