Kosova e ka mbyllur pjesën e parë me avantazh kundër Andorrës.
Ka qenë Milot Rashica, ai i cili e ka kaluar në epërsi skuadrën e drejtuar nga Primoz Gliha.
Në minutën e njëzet e gjashtë një top i ardhur nga Florent Muslija ka kaluar në pronësi të Milot Rashicës i cili e ka dërguar drejt rrjetës.
Sidoqoftë ka edhe shumë minuta lojë dhe asgjë nuk ka përfunduar sa i takon ndeshjes.
Në Grupin që kryesohet nga Zvicra, Kosova gjendet në pozitën e pestë, ku në gjashtë ndeshje ka barazuar katër herë dhe ka humbur dy herë, si dhe nuk ka fituar asnjëherë. Andorra gjendet në pozitën e fundit në tabelë, me dy barazime dhe katër humbje nga gjashtë ndeshje.


























