100 noterë të rinj i janë shtuar Kosovës, ndërkaq nga ata që kanë aplikuar për këtë pozicion, vetëm gjashtë janë refuzuar, përcjell KosovaPost.
Për shkak të përvojave të hidhura në të kaluarën, ky proces i Provimit të Noterisë ka qenë ndër proceset më transparente e profesionale të organizuara ndonjëherë.
“Me përzgjedhjen e 100 noterëve të rinj kemi dëshmuar që edhe mund t’i përmbushim nevojat e qytetarëve por edhe meritokracinë”, thuhet në njoftimin e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut.
Vendimet do të publikohen të hënën në webfaqen e Ministrisë së Drejtësisë.