Partia politike “Srpska Demokratija” është regjistruar edhe zyrtarisht në Republikën e Kosovës.
Regjistrimi i kësaj partie është bërë në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Kryetar i kësaj partie është Aleksandar Arsenijeviq. Ai ka qenë kandidati i vetëm serb për kryetar të Mitrovicës së Veriut në zgjedhje e kaluara, por ishte tërhequr nga gara para mbajtjes së tyre.
Besnik Buzhala nga Zyra e Partive Politike, ka thënë se pas verifikimit të të gjitha dokumenteve është konstatuar se ato janë në përputhje me ligjet në fuqi.