Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se po vazhdon periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, bëri të ditur se në bazë të dhënave, deri më 13 tetor, janë pranuar mbi 7 mijë kërkesa për regjistrim, ku prej të cilave janë aprovuar mbi 6 mijë, ndërsa 593 të tjera janë refuzuar.
“Është duke vazhduar periudha e aplikimit për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës, e cila ka filluar më 29 gusht dhe do të përfundojë më 26 dhjetor 2024. Në bazë të të dhënave, deri më 13 tetor 2024, në orën 10:00, përmes platformës elektronike http://diapsora.kqz-ks.org janë pranuar 7,227 kërkesa për regjistrim, prej të cilave janë aprovuar 6,634, ndërsa 593 të tjera janë refuzuar. Në shumicën e rasteve të refuzuara, aplikuesit nuk janë fotografuar duke mbajtur njëkohësisht në dorë dokumentin e identifikimit”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.