Pas publikimit të aktgjykimit nga kushtetuesja ka reaguar edhe Elbert Krasniqi nga Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës, i cili në emër të grupit parlamentar multietnik që përbëhet nga KDTP, VAKAT, NDS, IRDK, PSA, SPO, LPRK – ka shprehur shqetësimin lidhur me aktgjykimin, përcjell KosovaPost.
Përmes një komunikate të publikuar në Facebook, Krasniqi ka thënë se në rastin e zgjedhjes së Nenad Rashiqit nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb në tetor 2025 janë përmbushur dy kushtet sipas Kushtetutës, “kandidimi ka ardhur nga radhët e komunitetit serb dhe zgjedhja është bërë me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit”.
Krasniqi tutje ka thënë se se mesazhi që mund të perceptohet është i thjeshtë dhe shqetësues: nëse nuk jeni pjesë e Listës Serbe, jo vetëm që e keni pothuajse të pamundur të zgjidheni, por rrezikoni të mos trajtoheni as si përfaqësues legjitim i komunitetit tuaj”, ka shtuar ai.


























